“I forti” në rrugën e Kavajës nuk i bindet policisë/ Përplas tre makina, por arrestohet

“I forti” në rrugën e Kavajës nuk i bindet policisë/ Përplas tre makina, por arrestohet

Foto ilustruese

Tirane- Një 23-vjeçar është arrestuar nga forcat e komisariatit Nr. 2 në Tiranë pasi ka kundërshtuar urdhrin për të ndaluar teksa kalonte me semafor të kuq.

Policia thotë se Renald Canaj, 23 vjeç, pasi nuk iu bind urdhrit të policisë përplasi edhe tre makina. Ngjarja ndodhi mrëmjen e djeshme në rrugën e Kavajës.

Policia iu vu nga pas dhe mundi ta ndalojë në zonën e “Komunës së Parisit”, ku dhe është bërë arrestimi në flagrancë i këtij shtetasi.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Shkatërrim prone”, “Goditja për shkak të detyrës”, “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të rendit publik”, “Largimi nga vendi i aksidentit”, “Prishja e qetësisë publike”.

Një ditë më parë një tjetër i ri nuk iu përgjigj thirrjes së Shqiponjave për të ndaluar, ndërsa nga pas iu vu një polic, i cili e plagosi me armë në këmbë. Rastin e Sidion Tabakut e denoncoi edhe deputeti i PD-së, Ervin Salianji, ndërsa pak orë pas ngjarjes SHCBA-ja vendosi ta procedonte atë bashkë me policin që e plagosi.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Erik: 03/10/2018 14:26

    S'paska dal Salianji sot ta mbroje kete te fortin?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri

Kosova mbyll dy ndërmarrje publike serbe në veri