2024 do të mbahet mend si viti me numrin më të lartë të ekstradimeve, ku vetëm për 7 muaj janë sjellë në Shqipëri për t’u përballur me drejtësinë 58 të kërkuar nga 80 të arrestuar me qëllim ekstradimi.
Mësohet se 53 janë shqiptarë dhe 5 të huaj që fshiheshin ne vende te ndryshme te botës.
Kryesisht të ekstraduarit janë persona të shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme, pasi akuzohen për vepra të rënda penale; vrasje pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale.

Për herë të parë gjatë këtij viti ka patur edhe deportim të personave te kërkuar që fshiheshin në Emiratet e Bashkuara Arabe, siç ishte edhe rasti i Plaurent Dervishit dhe Julian Meces.
Komente

