GJIROKASTER - Një e moshuar ka mbetur e vdekur pasi banesa e saj është përfshirë nga flakët e zjarrit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm në fshatin Polican të komunës Pogon në Gjirokastër.
Viktimë e kësaj ngjarjeje ka mbetur 81-vjeçarja, Vergulla Konomi. Mësohet se e moshuara jetonte e vetme në banesë. Ajo ishte e sëmurë dhe vuante nga një paralizë.
Sipas hetimeve të kryera nga grupi hetimor, e moshuara është gjendur në afërsi të derës së shtëpisë, çka sipas tyre krijon dyshimin që e ndjera të jetë përpjekur për të dalë jashtë. Sipas policisë, 81-vjeçarja nuk ka mundur të shpëtojë pasi është asfiksuar e më pas është djegur. Nga deklarimet e banorëve të fshatit dhe të infermierit të zonës, hetimet kanë nxjerr rezultatin rezultuar se shkaku i zjarrit ishte lënia ndezur e furnelës elektrike të cilën e moshuara e mbante afër krevatit të saj.
Në pak minuta zjarri përfshiu gjithë banesën dy katëshe, pasi përhapja e flakëve u favorizua nga fakti se shtëpia ishte e ndërtuar me lëndë drusore, ndërsa kur ka mbërritur zjarrfikësja ka qenë tepër vonë.
PISTA E PARE: ZJARRI MUND TE ISHTE SHKAKTUAR NGA OXHAKU
Sipas policisë lidhur me ngjarjen janë dy pista që po hetohen. E para, zjarri mund të jetë shkaktuar nga ndonjë shkëndijë elektrike ose nga vatra e oxhakut që e moshuara e kishte lënë ndezur për të përballuar të ftohtët që prej disa ditësh ka përfshirë vendin tonë.
(sc/Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Dëbora, izolohen disa fshatra në vend