Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Yerevan të Armenisë. Ai është pritur nga homologu Nikol Pashinyan, i cili ka ndarë edhe pamje nga pritja e lidërëve nga mbarë bota, që do të marrin pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që do të zhvillohet në datat 4-5 maj.
Rama ka mbërritur në vendin e takimit në Yerevan në të njëjtën kohë me shefin e NATO-s, Mark Rutte dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni.
Prime Minister of ??#Albania Edi Rama has arrived in ??#Armenia to participate in the 8th European Political Community Summit.
Deputy Prime Minister Mher Grigoryan welcomed PM Rama at Zvartnots Airport#EPCYerevan2026 pic.twitter.com/oGlY5TlYUM— ARMENPRESS News (@armenpress) May 3, 2026
Ky takim i 8-të ka mbledhur udhëheqës nga i gjithë kontinenti në Jerevan të Armenisë, nën moton "Ndërtimi i së Ardhmes: Uniteti dhe Stabiliteti në Evropë".
Samiti do të bashkëkryesohet nga António Costa, Presidenti i Këshillit Evropian, dhe Nikol Pashinyan, Kryeministri i Armenisë.
48 krerë shtetesh dhe qeverish janë ftuar të marrin pjesë në këtë takim të tetë të Komunitetit Politik Evropian, mes të cilëve 27 vendet anëtare të BE-së, Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera të rajonit, ndërsa për herë të parë, në këtë samit do të marrë pjesë dhe një shtet jo-evropian si Kanadaja.
Komuniteti Politik Evropian është takuar deri më tani shtatë herë. Vitin e kaluar Saminit u mbajt në Shqipëri më datë 16 maj ndërsa i fundit është zhvilluar më 2 tetor në Danimarkë. Takimi i radhës i samitit të Komunitetit Politik Evropian do të zhvillohet në Irlandë në nëntor 2026.
Komente











