Një burrë në Indi është dënuar me burg përjetë pasi vrau gruan e tij në mënyrë makabër. Sipas BBC, Sooraj Kumar i kishte futur gruas së tij një gjarpër kobra, kafshimi i së cilës la të vdekur gruan.
Ishin familjarët e të ndjerës ata që denoncuan fillimisht Kumar, pasi ai ishte konfliktur disa herë me të për prikë, një shumë parash që gruaja merr nga familja e saj kur martohet.
25-vjeçarja u gjet e vdekur në shtëpinë e saj, ndërsa në pranga u vu edhe një burrë tjetër që kishte ndihmuar Kumar të blinte kobrën. Ishte ai që më pas ndihmoi policinë duke i treguar se si Kumar vrau të renë.