Në vijim të apelit të saj për kandidatë të pastër për zgjedhjet e 25 prillit ambasadorja e SHBA Yuri Kim ka rikujtuar vendimin e DASH për Tom Doshin, të cilin e ka futur në listën e zezë. Kim ka kujtuar vendimin e sekretarit të Shtetit në SHBA i cili ka futur Tom Doshin në listë të zezë, duke e akuzuar si të përfshirë në korrupsion. Sipas Kim, votuesit meritojnë kandidatë më të mirë se Doshi.

'Ndërsa autoritetet zgjedhore të Shqipërisë përgatisin zgjedhjet, ia vlen të kujtohet ky emërim, i bërë nga Sekretari i Shtetit i SH.B.A.-së pas shqyrtimit të kujdesshëm të informacionit. Me siguri, votuesit e Shqipërisë meritojnë më mirë se kjo", tha  Kim.

Kujtojmë se Tom Doshi është kryetar i Partisë Social Demokrate dhe i takon atij e partisë së tij të vendosë nëse ai do të kandidojë në zgjedhjet e 25 prillit. Në vitin 2018 Departamenti Amerikan i Shtetit e shpalli Doshin të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA, për shkak se akuzohet për korrupsion.

Tom Doshit dhe familjes së tij iu ndalua hyrja për në SHBA gati 3 vite me parë. Tom Doshi u bë zyrtari i dytë nga Shqipëria,  pas ish kryeprokuorit Adriatik Llalla, të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara. Ky ishte një vendim i prapritur nga Uashingtoni, pasi ndaj Doshit nuk ka akuza të artikuluara publikisht nga institucionet ligjzbatuese.

Një tjetër personazh ndaj të cilin DASH e ka futur në 'listën e zezë' është edhe ish kryetari ti Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako

Të tjerë personazhe për të cilët është raportuar nga mediat për faktin se nuk mund të udhëtojnë dot drejt SHBA-ve janë edhe Sali Berisha dhe Petrit Vasili.

Njoftimi i DASH që shpërndau sot Kim