LAÇ- 46-vjeçari Viktor Lleshaj ka rënë në pranga të policisë pasi gjatë kontrollit në magazinën e lokalit të cilin e kishte me qira, iu gjend një armë zjarri e llojit pistoletë, si dhe sasi municioni luftarak.
46-vjeçari akuzohet për “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", ndërsa arma dhe municioni luftarak u sekuestruan.
"Si rezultat i kontrolleve shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin në bashkëpunim me forcat operacionale të DVP Lezhë, bazuar edhe në informacione të marra në rrugë operative, në Laç, në magazinën e lokalit në përdorim nga shtetasi V. Ll., është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë dhe një sasi municioni luftarak. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin është arrestuar në flagrancë shtetasi V. Ll., 46 vjeç, banues në Kurbin, për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit",njofton Policia.