Policia e Vorës ka arrestuar një 61-vjeçar të cilit i janë gjetur armë në banesë.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit ‘Hill’, u arrestua në flagrancë Ndriçim Dedej, banues në Vorë. 

Gjatë kontrollit në banesën e 61-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krehër dhe municion luftarak.   

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.