I gjithë rajoni nën 'pushtimin' e ushtarëve! Stërvitje ushtarake nga Adriatiku në Egje!

I gjithë rajoni nën 'pushtimin' e ushtarëve! Stërvitje ushtarake nga Adriatiku në Egje!

I gjithë rajoni nën 'pushtimin' gjendet e ushtarëve, pasi nga Adriatiku në Egje po zhvillohen stërvitje. Mesdheu ditët e fundit ngjan me një “zonë lufte” gjatë të cilëve të gjithë shtetet nuk ngurojnë të tregojnë asetet e tyre më të fuqishme. 

Ushtria turke ka nisur ditën e sotme një stërvitje të madhe, e cila përfshin të gjithë bregdetin e vendit me fokus në detin Egje. Mediat vendase raportojnë se stërvitja bëhet nën moton “Mavi Vatan/ Atdheu blu) dhe në të janë angazhuar 123 anije ushtarake, 10 nëndetëse, 11 avionë, 16 helikopterë dhe një numër i madh dronësh.

Por në mediat greke raportohet se bëhet fjalë për një kundërpërgjigje ndaj veprimeve të forcave të NATO-s si SHBA dhe Franca në bashkëpunim me ushtrinë greke në Egje.

Stërvitja më e fundit greko-amerikane “KENTAVROS 21", i cili u zhvillua në Xanthi afër kufirit turk, u shënjestrua nga gazetat turke, si për pjesëmarrjen amerikane ashtu edhe për praninë e dy priftërinjve në podium.

"Me dy priftërinj dhe një grusht ushtarësh, ata po sfidojnë Turqinë," ishte titulli në mediat turke të cilët deklaronin se SHBA do të vendosin katër baza të tjera në Greqi. Ndërkohë që mediat greke theksojnë edhe njëherë atë që sipas tyre Turqia e ka harruar që Greqia dhe SHBA janë aleatët e Turqisë në NATO dhe se stërvitjet e përbashkëta nuk janë të drejtuara kundër saj.

Nga ana tjetër, NATO ka nisur stërvitjen e madhe “Defender Europe21” , e cila përfshin dhjetëra vende të Evropës Qendrore dhe Jugore, përfshirë edhe Shqipërinë. Stërvitjet ushtarake do të vazhdojnë deri në mesin e Qershorit.

Në anën tjetër edhe Serbia dhe Rusia kanë zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake pranë kryeqytetit të Serbisë.  Ministritë e mbrojtjes serbe dhe ruse thanë se trajnimi i përbashkët i rreth 200 trupave speciale dhe do të përfundojë ditën e sotme.  

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore

Alban Daci: Vota e shqiptarëve që jetojnë jashtë dhe politika si fenomen mosbesimi ndaj proceseve zgjedhore