I godiste me thikë dhe bërtiste ‘Allahu Akbar’/ Sulm tragjik në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë

I godiste me thikë dhe bërtiste ‘Allahu Akbar’/ Sulm tragjik në Holandë, vritet një person dhe plagosen dy të tjerë

Pamje nga vendngjarja në Holandë

HOLANDË-Një person është vrarë e dy të tjerë janë plagosur në një sulm me thikë në urën Erasmus në Rotterdam të Holandës. Policia arriti të parandalojë një masakër duke plagosur autorin dhe më pas vendosur atë në pranga.

Zëdhënësi i policisë Wessel Stolle tha se hetimi ende vijon dhe se po shqyrtohet "çdo skenar i mundshëm". Fjalët e autorit me përmbajtje fetare po shqyrtohen nga hetuesit si "pjesë e hetimit”.

Sipas dëshmimtarëve fillimisht ishte një instruktor palestre që ndërhyri për të ndalur autorin duke e goditur me dy shkopinj të rastit. Në atë moment kanë ndërhyrë edhe persona të tjerë për të bllokuar personin, derisa ka mbërritur policia.

“Pashë një burrë me dy thika të gjata duke goditur me thikë një djalë,” i tha ai transmetuesit publik holandez Nos, duke thënë se “në fund arriti” ta mposhtte atë.

SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë