I grabitën 3 mln lekë punonjësit të pikës së valutës në Tiranë, arrestohet 1 nga autorët, i papunë por bënte jetë luksoze! 2 në kërkim, sekuestrohet shuma e vjedhur

Arrestohet njëri prej autorëve të dyshuar të grabitjes në një pike valute në Tiranë, ndërsa janë shpallur në kërkim dy nga bashkëpunëtorët.

Gjatë operacionit 'Valuta', në pranga ka rënë Roni Spaho, një nga autorët e grabitjes së Qani Zilit, transportuesit pikës së valutës. Siç shihet edhe foton e siguruar nga Report Tv, ndonëse ishte i papunë Spaho duket se bënte jetë luksoze.

Ngjarja ndodhi më datë 4 maj ku të 3 personat i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të valutës. 55-vjeçari Qani Zili po transportonte një sasi të konsiderueshme parash nga exchangi, kur hajdutët iu afruan dhe filluan t’a godasin me sqepar në fillim të Rrugës së Kavajës. Për fat të mirë, Zili ishte me kaskë në kokë dhe nuk pësoi dëme. Më pas, hajdutët e maskuar, morën çantën me para për tu larguar.

Njëri u nis në këmbë dhe i dyti me motor, me synimin për t’u bashkuar tek vizat e bardha në Rrugën e Kavajës. Në tentativë për t’u larguar, mes përmes pikës së karburantit, sapo doli në rrugë, motori u përplas me një automjet tip Mercedez Benz. Përplasja detyroi grabitësin të largohet në këmbë, bashkë me mikun e tij dhe paratë, në drejtim të “21 Dhjetorit”, pikë nga ku kanë humbur çdo gjurmë. Dyshohet se kishin informacion të detajuar se aty do të kalonte një punonjës i një pike këmbimi valutor me shuma parash.

Njoftim i policisë:

Finalizohet operacioni policor i koduar “Valuta”. Operacioni i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve ndaj Jetës dhe Pronës në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Zbardhet dhe dokumentohet në kohë rekord ngjarja e ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë 3.000.000 lekë të rinj, punonjësit të një pike valute.    

Arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve të dyshuar të kësaj ngjarjeje. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy nga bashkëpunëtorët, me precedent të mëparshëm penal. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale shuma e parave të vjedhura nga këta 3 shtetas.    

Në vijim të punës të pandërprerë hetimore për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur më datë 04.05.2021, në rrugën “Mihal Duri”, ku 3 shtetas i vodhën me dhunë shumën prej 3.000.000 lekësh të rinj, shtetasit Q. Z., 60 vjeç, punonjës i një pike valute, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit e Krimit ndaj Jetës dhe Pronës,nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, zhvilluan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Valuta”, si rezultat e të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit R. S., 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.  

Gjithashtu u shpallën në kërkim shtetasit M. Gj., 26 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe  M. B.(B)., 26 vjeç, i dënuar më parë për plagosje të rëndë. 

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të cilët kanë qenë dy personat që ndodheshin me motor në momentin që ka ndodhur ngjarja, ndërsa shtetasi R. S. (i arrestuar) i ka ndihmuar duke i informuar për lëvizjet e të dëmtuarit.     

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë” kryer në bashkëpunim.

Roni Spaho

Parate e grabitura

 

/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur

Tragjedi në Brazil/ Shembet ura, 2 të vdekur dhe dhjetëra të tjerë të zhdukur