Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Frankfurt/ Gjermani i shtetasit shqiptar Redi Ferizaj (Allkoci ), 31 vjeç lindur në Tiranë.
Shtetasi në kërkim Redi Ferizaj (Allkoci ), u ekstradua nga Frankfurt/ Gjermani, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendim numër 2596, datë 07.07.2015 e ka dënuar me 7 vite burg për veprën penale “Vjedhja me dhunë“ e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 e 25 të Kodit Penal.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Wiesbaden, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke e finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Ferizaj ishte dënuar një vit më parë nën akuzën e “Vjedhjes me dhunë” pasi grabiti nje kambist.
Redi Ferizaj është dënuar me vendim të formës së prerë në Mars të këtij viti me 7 vjet burg, nga të cilat duhej të vuante, sipas përllogaritjeve të prokurorisë, edhe 4 vjet, 2 muaj e 20 ditë, për grabitjen e kambistit me inicialet S.D, të cilit i ka marë në bashkëpunim me dy persona të tjerë shumën prej 14 mijë euro. Në 4 korrik 2017 Ferizaj u ridënua nga gjykata e Tiranës me 1 vit burg, për arratisje.
e.gj/Shqiptarja.com









