Përdhosën bustin e Françesk Radit, Elton Deda shpërthen ndaj të rinjve: Ndyrësira, duhet pashaportizim për Tironë

Ditëve të fundit në rrjet ka qarkulluar një video ku dy djem të rinj dhunojnë bustin e artistët të madh shqiptar Françesk Radi, që është i vendosur pranë kodrave të Liqenit Artificial në Tiranë.

Në video janë tre persona ku njëri filmon ndërsa dy të tjerët tentojnë të prishin bustin e Radit. Njëri prej djemve shihet  se i ka hipur sipër bustit ndërsa tjetri tërheq kitaren e bronxtë.

Kjo ngjarje e shëmtuar nuk ka lënë pa tërhequr edhe vëmendjen e kantautorit, Elton Deda. Ai ka dënuar aktin e bërë nga të rinjtë ndërsa ka thënë se e vetmja mënyrë për ta është riedukimi.

 “Ndyresira!

 Duhet pashaportizim per Tirone!

Vetem riedukimi ju ben derman.

 Ndyresira si ju na ben te na marre malli per kohen e qoftelargut!”, shkruan Deda.

Françesk Radi është një nga artistët më të mirënjohur për publikun shqiptare jo vetëm si këngëtar, por edhe si kompozitor dhe instrumentist. Radi kreu Liceun Artistik dhe më pas Akademinë e Arteve, në Tiranë. Për një periudhë të gjatë kohe ka punuar në Estradën e Tiranës me instrumentin e kitarës, por njëkohësisht dhe si kantautor. Në vitin 1992 ai ka filluar punë në Radio Tirana si solist, instrumentist, gjatë kësaj kohe ka kompozuar dhe kënduar shumë këngë në festivalet e ndryshme. Në fillimet e tij me krijimtarinë muzikore solli për publikun këngët “Adresa” dhe “Biçikleta”, dhe që nga ai moment Françesk Radi u bë një emër i vlerësuar.

Ishin pikërisht këto dy këngët e tij të para të realizuara në vitet ’70, që bënë që krijimtaria e tij artistike të niste rrugëtimin drejt suksesit muzikor. Kënga “Adresa” dhe “Biçikleta” kanë qenë dhe videoklipet e para shqiptare në këngë të xhiruar në vitin 1972. Më pas krijimtaria e tij muzikore do të shënonte sërish një tjetër kulm pas viteve ’90, duke sjellë disa krijime për publikun. Përmendim këtu këngët “Rroku i burgut”, “Humba pranverën”, “Telefonatë zemrash”, “Zemër e lodhur”, “Ky fat na ra”, “Kemi dasmë ‘o” etj, të cilat kanë mbetur në kujtesën e publikut.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • kundra lokve: 16/07/2019 11:32

    rrasini mer mrena.

    Përgjigju
  • Fredi: 15/07/2019 23:55

    F sh a t a r ë !

    Përgjigju
  • BRSS: 15/07/2019 22:28

    PASHAPORTIZIM NE TE GJITHA QYTETET DHE TE KRIJOHEN INTERRNINET PER KETA ÇAKENJ QE NUK I HYN NE PUNE VENDIT DHE SHOQERISE

    Përgjigju
  • ADN qytetar: 15/07/2019 17:26

    Shumë dakort, pashaportizim jo vetëm për Tironë por për gjithë qytetet e Shqipërisë.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT