ROME - Gjykata e Apelit të Romës ka lënë në fuqi masën e arrestit me burg prej 14 vitesh për dy shqiptarët Rubin Ago Talaban dhe Alistin Precetaj dhe 20 vjet burg për Luca Varanin, të cilët akuzohen si autorët që i kanë hedhur acid në fytyrë avokates Lucia Anibali.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane sipas të cilave, në seancën e sotme, Gjykata e Apelit, ka pranuar kërkesën e prokurorisë, duke lënë në fuqi dënimin e dhënë në Gjykatën e Shkallës së parë ndaj tre të akuzuarve.

Sipas avokatëve të Luca Varanit, ish-bashkëshortit të avokates, klienti i tyre nuk ka pasur për qëllim të dëmtojë Varanin, por se acidin ua ka dhënë shqiptarëve për të ia hedhur automjetit të saj, dhe jo në fytyrë.

Por në vendimin e saj, Gjykata ka lënë në fuqi dënimin prej 20 vitesh ndaj Varanit, si dhe me nga 14 vjet burg secilit prej shqiptarëve Rubin Ago Talaban dhe Alistin Precetaj.

Luca Varani akuzohet se ka paguar 30 mijë euro dy shqiptarët më 16 prill 2012, për t’i hedhur acid sulfurik fytyrës së Lucias, në mënyrë që ta ndëshkonte gruan që e la, pasi i zbuloi lidhjen me një femër tjetër. 

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)