I humbi qeni, Paris Hilton punëson 7 ekipe detektivësh, kërkime edhe me dronë (VIDEO)

I humbi qeni, Paris Hilton punëson 7 ekipe detektivësh, kërkime edhe me dronë (VIDEO)

Paris Hilton dhe qeni i saj

Pasi pa dhe kuptoi se 10,000 eurot që ajo ofroi nuk mjaftonin për të gjetur qenin që i ka humbur, i cili quhet Diamond Baby , Paris Hilton  ka punësuar 7 ekipe të ndryshme detektivësh për ta gjetur.

Qeni i saj chihuahua u zhduk gjatë një seti fotografik nga shtëpia.

“Bëra një fotosesion në shtëpi dhe një nga punëtorët duhet të ketë lënë një derë të hapur. Familja dhe miqtë më ndihmuan të kërkoja të gjithë lagjen dhe shkuam derë më derë, por ende nuk e kemi gjetur atë. Do të bëj gjithçka që kam në dorë për ta kthyer atë. Kushdo që ka dashur ndonjëherë një kafshë shtëpiake dhe ka humbur një kafshë shtëpiake do të kuptojë dhimbjen që ndjej. Zemra ime është thyer”, tha ajo me lot në sy.

Tashmë ekipet e detektivëve me dronë po “kërkojnë” të gjithë lagjen e Malibu, ku ndodhet vila 8.4 milionëshe e Paris Hilton , për të gjetur Diamond Baby.

“Nëse keni ndonjë informacion mbi vendndodhjen e Diamond Baby ose mendoni se e keni parë atë, ju lutemi kontaktoni në adresën e emailit [email protected]”, ka shkruar ajo në Instagramin e saj.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur

'Frontline'/ Lita: Influencër të lidhur me Metën e Kryemadhin janë kontrolluar nga BKH! S’justifikojnë shtëpinë! Bregu: Dosja CEZ-DIA e mbyllur