Paris Hilton e lënduar, reagon ndaj komenteve fyese për kokën e djalit të saj

Paris Hilton e lënduar, reagon ndaj komenteve fyese për kokën e djalit të saj

Paris Hilton

Paris Hilton ka reaguar ndaj komentuesve fyese për formën e kokës së fëmijës së saj. Kjo vjen pasi trashëgimtarja e famshme shpërndau në rrjet një foto të saj dhe të vogëlushit për 25 milionë ndjekësit në rrjetet sociale.

42-vjeçarja trashëgimtare e hoteleve Hilton, shkruante në fotot e saj: “Engjëlli im i çmuar Phoenix vjen për herë të parë në NYC.”

Por fotoja e publikuar nga këngëtarja kishte marrë komente të shumta nw lidhje me pamjen e vogwlushit.

Paris është shprehur se ndihet shumë e lënduar sa as fjalët nuk mund ta përshkruajnë.

“Engjëlli im është krejtësisht i shëndetshëm, thjesht ka një tru me përmasa më të mëdha se zakonisht, do të bëhet mjek.”- ka shkruar Paris.

“Duke jetuar në qendër të vëmendjes, komentet janë të paevitueshme, por të shënjestrohet fëmija im, apo i kujtdo tjetri, kjo është e papranueshme.

Jam e lënduar më shumë nga se mund ta përshkruajnë fjalët. Jam përpjekur shumë për të kultivuar një mjedis që lidhet me respektin, dashurinë dhe parimet, dhe pres të njëjtën gjë në këmbim.”-ka shkruar Paris Hilton.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg