Milionerja Paris Hilton, ka rrëfyer gjatë një interviste për revistën ‘Glamour’ se në moshën 15-vjeçare është droguar dhe përdhunuar nga një burrë i moshuar në Kaliforni. Ajo ka treguar se së bashku me një grup miqsh takuan një grup burrash të moshuar në qendrën tregtare Westfield Century City, të cilët i ftuan në shtëpinë e tyre dhe u ofruan pije të gazuara me verë.
Ndonëse në atë moment ajo nuk pinte apo përdorte drogë, një nga burrat e detyroi të pinte, pas saj filloi të ndihej e trullosur.
“Unë nuk e di se çfarë më vuri, mendoj se ishte drogë,” tha ajo. Hilton pretendon se asaj i kishin “vjedhur” fëmijërinë.
Në shkollën Provo Canyon në Utah, ku ajo studioi për rreth dy vite, Paris rrëfeu se u detyrua të merrte drogë dhe iu nënshtrua disa testeve gjinekologjike gjatë natës.
“Isha një vajzë e vogël. Ndjej sikur më vodhën fëmijërinë,” tha Hilton.
Kjo përvojë ndikoi në vendimin e saj, së bashku me atë të bashkëshortit të saj Carter Reum, për të patur djalin e tyre të porsalindur, Phoenix Barron Hilton Hilton Reum, përmes një nëne surrogate, raporton Pagesix.
Përveç kësaj, Hilton foli edhe për abortin e saj në të 20-at, për të cilin “nuk donte të fliste sepse kishte shumë turp rreth kësaj” në atë kohë. “Isha fëmijë dhe nuk isha gati për këtë”, tha ajo. Sipas të dhënave të zbuluara nga Organizata Botërore e Shëndetësisë , një në tre gra në mbarë botën ka pësuar dhunë seksuale ose fizike në një moment të jetës së saj.
F.D/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
A duhet që ndërkombëtarët të ushtrojnë më shumë presion ndaj Serbisë?
-
Po
93.2%
-
Jo
4%
-
Nuk e di
2.9%
Vota total: 1262
Lajme të tjera
-
Studimi ‘tronditës’: Kirurget femra sulmohen seksualisht nga kolegët gjatë operacioneve
12 Shtator, 11:43
-
Tiranë/ Rrëfimi ekskluziv i 22-vjeçares që denoncoi bashkëjetuesin, e akuzon për 'pedofili'! E reja kërkon urdhër mbrojtje: Më kërcënojnë! Bën apel për ndihmë
8 Shtator, 13:49
-
I mori në shtëpi, u dha drogë dhe i përdhunoi, Aktori i njohur amerikan dënohet me 30 vite burg
8 Shtator, 10:22
-
Një tjetër fitore ligjore për shkrimtaren që fitoi padinë për abuzim seksual ndaj ish-Presidentit Trump
6 Shtator, 20:50
-
Rrahu bashkëjetuesen dhe kreu marrëdhënie seksuale me 11-vjeçaren, si u zbulua ngjarja në Tiranë! 25 vjeçari i arrestuar, ushtarak
6 Shtator, 13:00
-
Sarandë/ Vajza 25 vjeçare denoncon të atin për abuzim të vazhdueshëm seksual
29 Gusht, 13:20
-
I shpallur në kërkim për abuzim seksual me të mitur, ndalohet 33-vjeçari në Tiranë! Policia vë nën hetim një të ri për grabitje
23 Gusht, 15:41
-
Londër/ Përdhunoi një adoleshente dhe një kolege, ish-oficeri i policisë dënohet me 16 vite burg
23 Gusht, 13:41
-
Pas reagimit të Ermal Metës mbi ngjarjen në Palermo, vërshojnë mesazhet e ndjekësve: U përdhunova kur isha 5 vjeç
23 Gusht, 09:49
-
7 persona përdhunuan një 19-vjeçare në Palermo, këngëtari Ermal Meta reagon ashpër: Uroj që secili prej jush të futet në një qeli me 100 ujqër
21 Gusht, 16:04
-
Angli, afgani përdhunon dy herë 12 vjeçaren shqiptare në hotelin e azilantëve, dënohet me 12 vite burg
20 Gusht, 13:37
-
E rëndë në Durrës! 19-vjeçarja e kallëzoi në polici për përdhunim, arrestohet i riu
17 Gusht, 14:57