I hyn lapsi nga syri në kokë,
vogëlushja shpëton mrekullisht

I hyn lapsi nga syri në kokë, <br />vogëlushja shpëton mrekullisht
SHBA - Nëse vërtet ekzistojnë ëngjëjt mbrojtës, njëri prej tyre me siguri ka qenë pranë vogëlushes 20 muajshe Olivia Smith nga New Boston i SHBA-së.

Vajza e vogël ishte duke pikturuar, në momentin që ka rënë nga karrigia dhe lapsi që kishte në dorë i është futur në syrin e djathtë, duke i depërtuar në kafkë për disa dhjetëra centimetra.

Fatmirësisht incidenti nuk pati pasoja serioze për vogëlushen, por është dashur ndërhyrja e 50 kirurgëve për heqjen e lapsin në një operacion të vështirë.

“Lapsi kishtë hyrë në syrin e djathtë dhe kishte përshkuar lehtësisht përmes trurit, deri në veshin e majtë. Fatmirësisht lapsi nuk kishte prekur asnjë pikë jetike”, shpjegon radiologu Darren Orbach.

Olivia është shtruar në spitalin e fëmijëve në Boston dhe pas disa ditësh mjekimi do të jetë në gjendje të kthehet në shtëpi shëndoshë e mirë.

Foto grafia e kokës së vogëlushes Olivia Smith

(Foto grafia e kokës së vogëlushes Olivia Smith)

Redaksia online
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi

Mero Baze: Disa këshilla për folësen e shkëlqyer Helena Kaçi