TIRANË- Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo i cili ka rezultuar pozitiv me COVID është dërguar gjatë natës në Itali (Bari) për të marrë trajtim më të specializuar.
Lajmin se ai ka dalë pozitiv me COVID e ka njoftuar Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.
Prej disa ditësh ai ka qenë nën monitorimin e mjekëve, pasi është shtruar sepse fillimisht ka pasur probleme me frymëmarrje.
Ndërkohë kujtojmë se edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos ka rezultuar pozitiv me COVID disa ditë më parë.

Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo

Pasi mbërriti në spital në Itali mbrëmjen e djeshme, Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë njofton se Arqipeshkvi George Frendo është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.
KISH thotë se mjekët e spitalit të Miuli-t, Bari raportojnë se Imzot Frendo ndodhet në gjendje të qëndrueshme dhe të moderuar.
Sipas njoftimit, George Frendo po i nënshtrohet një terapie të cilës po i përgjigjet pozitivisht.
Ai është dërguar me avion ng Forcat Ajrore të Italisë mbrëmjen e djeshme dhe ndodhej brenda një kapsule.

Ky është momenti kur Arqipeshkvi i Tiranës, George Frendo ka mbërritur në Itali për tu shtruar në spital mbrëmjen e djeshme.
Ai transportuar me një avion të Forcës Ajrore Italiane i vendosur në një kapsulë ku më pas një prej ambulancave e ka transportuar drejt spitalit Miulli në Acquaviva delle Fonti, Bari.
Frendo është infektuar disa ditë më parë teksa pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore u vendos që ai të trajtohej në spital.
-
Sherim te shpejte. Por nuk e kuptoj perse e lodhin dhe e dergojne ne Itali? Disa lajme me siper, Kryeministri yne tha sot qe spitalet tona jane njesoj me Turqine, Francen dhe Italine. Greqine po e po. Mos beni shpenzime kot, edhe Kanullatusin irgjent ta sjellin te Sanatoriumi! Kemi nje piktor qe behet ca i do qefi, aktualisht eshte ne poziten e Super Doktorit.
Përgjigju -
Njërin e cojnë në greqi këtë e cojnë në itali, aman vetëm ju të shpëtoni, ne të tjerët ska problem. Po ku i gjejnë eurot këto, se këto jetojnë me lëmoshën që u japin besimtarët. E habitëshme.
Përgjigju -
Ky shkon ne itali, tjetri shkon ne greqi, sa turp per nje popull dhe per nje shtet. Shqipnin ka prifta shqiptare ca na duhen te hujte.
Përgjigju -
Pse mo ne Itali ..ne kemi fiks aparatura për COVID si të gjitha shtetet, po fiks, dhe për këtë kini llafin e ramës e tha dje ..ke specialitë të shkëlqyer..o ku ku pë ne...
Përgjigju -
Sherim te shpejte!
Përgjigju











Komente
Komento