Rezulton pozitiv me COVID, arqipeshkvi George Frendo shtrohet në spital

Rezulton pozitiv me COVID, arqipeshkvi George Frendo shtrohet në spital

Arqipeshkvi George Frendo

Arqipeshkvi i Tiranës George Frendo ka rezultuar pozitiv me koronavirus. Këtë e ka njoftuar Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë.

Prej disa ditësh ai ka qenë nën monitorimin e mjekëve. Ai është shtruar në spital pasi ka pasur probleme me frymëmarrje.

Ndërkohë edhe kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos  ka rezultuar pozitiv me COVID disa ditë më parë.

Ai ka shkuar në Greqi për tu trajtuar ndërkohë që ditën e djeshme mbërriti në një spital në Athinë brenda një kapsule.

Njoftimi i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë

Ju njoftojmë se SH.T. Imzot George Frendo O.P., Arqipeshkëvi i Tiranë-Durrësit e njekohësisht Presidenti i Konferences Ipeshkvore të Shqipërisë, ka qenë për disa ditë në monitorim mjekësor për shkak se ka rezultuar pozitiv me Covid 19.

Me rakomandimin e mjekëve, në mbrëmjen e ditës së sotshme, është vendosur që Imzot Frendo të shtrohet në Spital, për shkak të disa komplikacioneve respiratore gjatë ditës.

Ju kërkojmë lutjet tuaja për Imzot Frendon dhe i urojmë atij shërim sa më të shpejtë.

Zyra e Shtypit e KISH

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:31
Meta: I uroj shërim të shpejtë klerikëve Anastas Janullatos dhe George Frendos!

Presidenti Ilir Meta i ka uruar shërim të shpejtë dy udhëheqësve fetarë Kryepeshkopit Anastas Janullatos dhe Arqipeshkvit George Frendo.

Ai shkruan në një postim në Facebook se kombi shqiptar krenohet me harmoninë fetare në vendin tonë.

Të dy klerikët të besimeve fetare ortodoske dhe katolike janë infektuar me koronavirus disa ditë më parë ndërkohë që tani po marrin trajtim mjekësor në spitale.

"Ju bashkohem lutjeve të besimtarëve dhe urimit të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, për shërim të plotë dhe të shpejtë të Fortlumturisë së Tij Anastas Janullatos dhe Imzot George Frendos, të prekur nga COVID-19. Frymëzuese lutjet e Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu për shëndetin e klerikëve të nderuar të besimit ortodoks dhe katolik. Kombi shqiptar krenohet me harmoninë e shkëlqyer ndërfetare, shembull unikal për mbarë njerëzimin!" - shkruan Meta.

E.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë

Spahiu: Qeveria teknike e 2017 kishte 10 ministra nga PD por humbi 10 herë më thellë