I jep 375 mijë lekë prokurores
pranga në zyrë elbasanlliut

TIRANE- Në një kohë kur po flitet për denoncimin e korrupsionit në gjykata dhe prokurori, sinjali i parë ka ardhur nga Elbasani ku një prokurore e këtij rrethi ka denoncuar një akt korruptiv që ka ndodhur brenda zyrës së saj. Ka qenë mesditë kur shtetasi Gëzim Peçi është paraqitur në zyrën e prokurores me inicialet A.XH,me pretendimin se do i dorëzonte disa dokumenta shtesa lidhur me një çështje penale që prokuroria e Elbasanit kishte nisur kundër nënës së tij për akuzën e “Ndërtimit pa leje”.

Peçi ka hyrë në zyrë dhe pasi ka bashkëbiseduar me prokuroren lidhur me çështjen penale dhe pasi ka dorëzuar dokumentat një çertifikatë familjare, është ngritur nga karrigia për t’u larguar. Por pikërisht në këtë moment ai ka futur dorën në xhep dhe aty Gëzim Peçi i ka thënë prokurores se kishte një porosi nga nëna e tij dhe ka futur dorën në xhepin e djathtë, duke nxjerrë që andej disa të holla, që në total përbënin shumën 375 mijë lek të vjetra. Të hollat i ka mbajtur poshtë dorës, ku dorën e ka mbështetur mbi tavolinë. Prokurorja ka arritur të dallojë të hollat që mbante shtetasi Gëzim Peçi në dorë, por nuk ka shquar prerjen dhe shumën e tyre.

Konstatimi i oficerit

Teksa, ka konstatuar lekët që janë lëshuar mbi tavolinë prokuroria me inicialet A.Xh i ka kërkuar llogari se përse duhet të paguante këto lekë. Nga ana tjetër Gëzim Peçi ka deklaruar se kjo ishte një porosi që ia kishte lënë e ëma e tij, shtetësja me inicialet Z.P, e cila ishte proceduar nga prokuroria për akuzën e “Ndërtimit të paligjshëm”. Nisur nga kjo situatë, prokurorja e dosjes ka dalë nga zyra dhe ka njoftuar oficerin e policisë gjyqësore, pranë njësisë Task-Forcë, duke i kërkuar këtij të fundit që të niste procedim penal ndaj këtij rasti mitmarrje.

Njëherësh është njoftuar dhe prokurori i rrethit Besnik Cani, i cili pasi është njohur me situatën ka urdhëruar arrestimin e menjëhershëm të shtetasit Gëzim Peçi. Ndalimi i tij është bërë brenda në ambjentet e prokurorisë, dhe se ndaj tij është ngritur akuza e “Korruprisonit ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve”. Për të hedhur më tepër dritë rreth kësaj çështje nga ana e oficerit të policisë gjyqësore është proceduar me marrjen në pyetje të të arrestuarit i cili ka shfaqur pendesë për veprimin e kryer.

Ndërkohë në pyetje është marrë dhe prokurorja e dosjes e cila ka deklaruar të gjithë mekanizmin e ngjarjes. Tashmë A.Xh ka dhënë dorëheqjen nga çështja penale ku nën hetim është nëna e shtetasit të arrestuar Gëzim Preçi, për shak të konfliktit të interesit.

Dosja tek Krimet e Rënda

Mësohet se çështja penale ndaj Gëzim Peçit do transferohet nga Elbasani në Tiranë, tek Prokuroria e Krimeve të Rënda. Është pikërisht kjo prokurori që ka kompetencën për hetimin e këtyre rasteve. Burimet thanë se në ditët në vijim në Elbasan do zhvillohet masa e sigurimit të të arrestuarit dhe më pas dosja kalon tek Krimet e Rënda.

Redaksia online
(u.s/shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 27 Janar, 09:30

    A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?



×

Lajmi i fundit

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq

Minella Aleksi: Historia nuk përsërit veten, njerëzit shpesh e bëjnë për mirë ose për keq