BULQIZE-Sot është përcjellë për në banesën e fundit në fshatin Vajkal biznesmeni i kromit Murat Duriçi, i cili mbrëmjen e së premtes, dy net më parë u aksidentua teksa ishte duke ecur në rrugë, ndërsa ndërroi jetë ku po dërgohej për në spital. Pas ngjarjes u arrestua Mentor Çeku 45-vjeç.
Burime nga policia pohojnë për Shqiptarja.com se dosja e tij është referuar në prokurori me tre akuza, drejtim mjeti në gjendje të dehur, shkelje të rregullave të qarkullimit dhe largim nga vendi i ngjarjes pas aksidentit. Një i afërm, kushëri i familjes Duriçi i tha gazetarit të Report Tv në Dibër Artan Rizvani se pranon faktin se ngjarja ka qenë aksidentale dhe jo e qëllimshme.
Biznesmeni i kromit në zonën D në Bulqizë kohët e fundit lëvizte në këmbë për të rënë nga pesha, pasi mjekët e kishin këshilluar që të bënte vrap. Ai u përplas nga furgoni i drejtuar nga Mentor Çeku, i cili sapo ishte ngritur nga një lokal ku kishte konsumuar alkool.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)
Po ca faji ka autoshkolla ore trap, ai ka qene i dehur....
PërgjigjuECNI avash o rrace e poshter ,,,mos merrni dynjane ne qafe,,,fajin e kane autoshkollat qe ju japin patenta ketyre hajvaneve...
Përgjigju