I jepet sot lamtumira Soleir, vogëlushes që humbi jetën në Shqipëri ku ishte me pushime tek gjyshërit! Në Delvinë u raportua se piu gabimisht metadon

I jepet sot lamtumira Soleir, vogëlushes që humbi jetën në Shqipëri ku ishte me pushime tek gjyshërit! Në Delvinë u raportua se piu gabimisht metadon

Soleil Andolfi

Një foshnjë 19 muajshe me prindër italo-shqiptarë ka ndërruar jetë në mënyrë të papritur kur ndodhej për pushime tek gjyshërit në shqipëri. Lajmi është bërë i ditur nga mediat italiane që theksojnë se Soleil Andolfi ndërroi jetë në krahët e prindërve në mënyrë të papritur, ndërsa shkaqet janë ende të paqarta.

Dyshohet se prindrit e foshnjës, Alesandro dhe Lorinda janë infektuar me Covid gjatë pushimeve në Shqipëri e pas kësaj e vogla ka filluar të ketë probleme shëndetsore. Por nuk është e qartë nëse foshnja ka rezultuar pozitive me Covid dhe që gjendja e prindërve ndikoi në përkeqësimin e saj. Pavarësisht se u dërgua në spital të premten, Soleil 19 muajshe ndërroi jetë.

Analizat mjeko-ligjore do përcaktojnë shkaqet e vdekjes së foshnjës, që jetonte me prindrit dhe dy motrat e vellezër në rajonin e Ascolit. Por në Shqipëri për rastin në fjalë është raportuar se foshnja që ishte për pushime tek gjyshërit në Delvinë, piu gabimisht metadonin e dajës që vuante nga problemet e drogës. 

Trupi i vogëlushes do të kthehet sot në Itali dhe varrimi do të bëhet pasditen e sotme në kishën Regina Pacis. 

 

S.G/M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • jusuf: 26/08/2023 16:25

    s,'ka faj femija faj kane te rriturit qe lene ilacet neper tavolina....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet

Përfundon rruga e re në fshatin 'Gurrë të Vogël', Veliaj: Asnjë ndryshim nga qendra! Muhabetet me molotov do harrohen, puna mbetet