TIRANË- Ka ndërruar jetë pas 4 ditësh në gjendje të rëndë, foshnja 18-muajshe nga Delvina që kishte konsumuar gabimisht metadonin e dajës së saj.

E mitura ndërroi në orët e para të mëngjesit të sotëm dhe qëndronte në QSUT që prej ditës së diel, ku u soll me urgjencë nga familjarët.

Prindërit shprehën dyshime se fëmija kishte konsumuar gabimisht metadonin e lënë mbi një tavolinë nga daja i saj, i cili ishte përdorues i lëndëve narkotike.

Vajza e mitur ishte fëmija i një shtetasi italian dhe nënën e kishte nga Delvina.