TIRANË-  Ka shkuar në 29 numri i shoferëve të ndaluar nga policia e Tiranës të cilët i jepnin makinës nën efektin e drogës.

Kontrollet e policisë bëhen me anë të aparatit AquliaScan që bën të mundur evidentimin e shoferëve të cilët i japin makinës nën efektin e drogës. Në një nga kontrollet e fundit, policia i gjeti një të riu një sasi kokainë dhe një thikë.

Në vijim të veprimeve u bë arrestimi i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.