“Demokracia jonë është më e avancuara në planet. Po, ne jemi një popull i arsimuar, i kulturuar, patriotik, trim dhe i vetëdijshëm për të drejtat e veta. Asgjë dhe askush nuk do të na heqë mundësinë për të jetuar dhe për të qenë pjesë e ‘Shekullit të Popujve’.”
Kështu ka deklaruar presidenti i Venezuelës, Nicolás Maduro, në një video të publikuar mëngjesin e sotëm në Telegram. Pas deklaratave të presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me plane për sulme tokësore, e diela kishte kaluar pa ndonjë dalje publike të Madurit apo të zyrtarëve të tjerë të lartë të qeverisë.
Lajmi kryesor:
Përplasjet me SHBA-në, Venezuela i drejtohet Moskës për ndihmë! Trump kërcënon Maduron: Ditët e tij janë të numëruara











