I kanë mbetur vetëm pak ditë jetë
ja fjalët e fundit të 25-vjeçares...

I kanë mbetur vetëm pak ditë jetë<br />ja fjalët e fundit të 25-vjeçares...
Një vajze 25-vjeçare të cilës i është thënë se ka vetëm një javë jetë, ka ndarë me gjithë botën fjalët dhe dëshirat e fundit.
 
Nardya Miller, nga Brisbane, Australi është njoftuar se i kanë mbetur vetëm pak ditë jetë pasi trupi i saj ka refuzuar transplantin e dyfishtë të mushkërive që ka bërë në vitin 2014.
 
“Ndoshta të kam njohur gjithë jetën time, ndoshta të njoh prej 10 vitesh, prej një kohë më të shkurtër, apo vetëm prej ditësh, por e sigurt është që pas një jave nuk do kem mundësinë të të njoh më, të të shoh, të flas me ty, apo të të prek, kjo nuk do të ndodhë kurrë më. Por unë gjithmonë do të të dua ty, miqësinë që kemi ndërtuar dhe kujtimet që krijuam.

Gjërat në jetë nuk ndodhin gjithmonë sipas planit, ka shumë objektiva që nuk do t’i arrij kurrë dhe vende që nuk do t’i shoh kurrë. Gjithmonë do tu shoh duke qeshur, sepse dikur jetova mes jush. Nuk do të dorëzohem kurrë, asnjëherë s’e kam bërë, por tani thjeshtë po iki. Ju lutem që ta jetoni jetën në maksimum”,
ka shkruar vajza në Instagram.
 
Liam Fitzgerald, i fejuari i saj është shprehur se për Nardya ishte e rëndësishme të vetëdijësonte çdokënd se sa i rëndësishëm është dhurimi i organeve.
 
“E vetmja mënyrë që njerëzit të kenë një shans të dytë në jetë është që në të bëhemi dhurues organesh”, është shprehur ai. 

[gallery]20656[/gallery]

Redaksia Online
Al.N/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr

Vengu inspekton punimet për ndërtimin e godinës multifunksionale në Repartin e Operacioneve Speciale në Zall-Herr