Kryeministri i Zelandës së Re John Key,i ka kërkuar falje një kameriere në Auckland pasi ajo kishte thënë se ai vazhdimisht e kishte kapur për flokësh, një sjellje kjo të cilën ajo e ka cilësuar ngacmim. Sipas mediave të huaja me anë të zëdhënësit të tij, kryeministri ka kërkuar falje për kapjen e flokëve, duke thënë se nuk e ka pasur për qëllim që ta bëjë vajzën të ndihet në siklet, ndonëse nuk ka mohuar versionin e ngjarjes, të përshkruar nga kamerierja.
Gjithashtu ka shtuar se kapja e flokëve ka ndodhur në një kontekst të caktuar dhe se i kishte kërkuar falje në çastin kur ka zbuluar se ajo e kishte marrë si ofendim. Sipas kamarieres Kryeministri i kishte kapur flokët për herë të parë gjatë fushatës zgjedhore, në nëntor të vitit të kaluar, kur u rizgjodh partia e tij.
Ajo ka vijuar duke thënë se kishte filluar që ta shmangte sa herë që ai vinte në kafe dhe se u kishte treguar edhe truprojave të tij se nuk i pëlqen që dikush t’ia kapë flokët. Më në fund, i kishte thënë edhe vetë kryeministrit që të mos bënte më diçka të tillë por duket se ai nuk e ka dëgjuar. Disa kohë më vonë ai kishte kërkuar falje madje duke i ka dhuruar dy shishe me verë. Key është justifikuar duke thënë se është sjellë “në mënyrë të ngrohtë dhe miqësore” ndaj punëtorëve të asaj kafeje dhe shpesh ka bërë shaka me ta, që mesa duket nuk është pritur dhe aq mirë nga të gjithë.

Redaksia Online
(xh.k/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com