Kryeministri Edi Rama përmes një videomesazhi është përgjigjur të gjithë kritikëve në lidhje me masat e qeverisë duke thënë se falë tyre sot kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte, numrin e ulët të viktimave, numrin e ulët të shtretërve të zënë dhe numrin e ulët të pacientëve të intubuar mes jetës dhe vdekjes. Për këtë Rama tha se është rezultat i masave dhe qytetarëve të përgjegjshëm dhe jo se COVID-i po sillet butë me shqiptarët.
"Mos luani me zjarrin, që do ju djegin ju njerëzit e dashur dhe Shqipërinë, por më bini mua, e kam marrë parasysh këtë gjë. Nuk ka asnjë problem ta keni me ua, por mua ta di ku lidhen të gjitha ato gjëra pa lidhje me rezultatin që kemi këtu . Jemi vendin me numrin më të ulët të viktimave për 1 mijë banorë dhe numrin më të ulët të shtretërve dhe përdorimit të respiratorëve në Evropë. Nuk kemi shkelur në asnjë moment në dërrasë të kalbur. Nuk po sillet COVID mirë me ne, por janë pikërisht masat që kemi marrë dhe strategjisë që ndjekim që na kanë sjellë deri këtu. Sigurisht dhe atyre njerëzve që kanë respektuar masat dhe kanë një sjellje super të përgjegjshëm dhe qytetare. Jo po na thoni pse na drejton me facebook, a thua s e ka futur njeri me zor këtu dhe a thua se këtë faqe unë e kamë për sytë e m të bukur dhe jo për t'u sqaqur ju dhe ndihmuar në mënyrë të drejtpërdrejtë. Flasin për popullin, por nuk kanë lidhje me popullin. Ne i kemi shumë mirë 3 rezultatet e kësaj lufte, numrin e ulët të viktimave, numrin e ulët të shtretërve të zënë dhe numrin e ulët të pacientëve të intubuar mes jetës dhe vdekjes", tha Rama.
Kryeministri Rama tha se pandemia është periudha më e vështirë e jetës së tij politike, për shkak të vendimeve të vështira që duhet të marrë. Ai tha se nëse do i thoni ik se dhe virusi do iki me ty, do ikja me vrap me lumturinë më të madhe, por nuk është këtu dhe si lider i vendit i duhet të marrë vendime që kanë nga pas dilema dhe vështirësi të mëdha.
“E kemi hapur aktivitetin ekonomik më shumë se vende të tjera. Në Itali nuk lëvizet nga një komunë në tjetrën. Shumë njerëz nuk mund të shkojnë në vendet e punës. Lexoj që më thonë e gjithë bota u hap, nuk është e vërtetë. Fola prapë me kryeministrin e Danimarkës, të njëjtat dilema për vendimmarrjen, pasi nëse lufta shkon për keq përgjegjësinë e marrim ne. Ministrja iu informoi për masat lehtësuese, për zonat e gjelbërta, për hapjet e mëtejshme, për riatdhesimet. Por ju lutem këtu nuk luhet dot me zjarrin, nuk luhet me baste. Nuk mjafton as ushtria nëse nuk jeni ju ruajtës të shëndetit tuaj dhe familjes. Kam frikë nga padituria që mund të marrë jetë të pafajshme. Deri kur të dalë vaksina ky virus do të jetë vërdallë, duhet të riorganizojmë jetën e përditshme. Kjo është periudha më e vështirë e jetës sime politike dhe përballja me e jashtëzakonshme me vendimet më të vështira. Të qeverisësh është të rrish pa gjumë. Po të më thoshit që ik nga kjo zyrë se do ikë dhe virusi do isha larguar me vrap”, u shpreh Edi Rama.
Zt.Rama,Po behen 3 muje qe nuk lejohet levizja e makineve private,paaktivitet bisnesi apo i punesuar.Sidotvej halli? Dote shtyhet taksa e koluadimit dhe e siguracjonit se nuk te kemindigjuar te folesh per kete problem sic kefolur pershume halle e shqetesime te njerzeve.Po mbaroje koluadimi apo siguracjoni te kapi polici je rruge kegjobe te majme dhe fletdrejtimin per ne komisjon.Po perkohen qe mjeti nuk perdoret keto taksa shkojne kot! Besoj se edhe kyshqetesim duhet pare.
PërgjigjuJo nuk kam marr asnje qindarke me than te komuna duhet te kesh librez pune ti me gjith familjare qe je ne certificaat ndryshme nuk perfiton ndihmen than e merr vetem kryefamiljari , kryefamiljari esht jasht shtetit un jam me qera dhe pa pune dhe nuk perfitoj
Përgjigju