‘I kënaqur për golin’, mesfushori shqiptar i Spartës së Pragës: U thashë çekëve, në Berlin shkojmë ne

Në sfidën miqësore të fituar 2-0 kundër Bullgarisë Sylvinho i dha çelësat e mesfushës Qazim Laçit, mesfushorit i cili aktivizohet te Sparta e Pragës dhe që ia shpërbleu trajnerit me gol. Për Report TV 27-vjeçari rrëfeu emocionet që përjetoi në Air Albania.

“Jam shumë i kënaqur për golin, por më shumë jam i kënaqur për ekipin, pasi është ekipi që të ndihmon për të shënuar gola,”-u shpreh Qazim Laçi, futbollist i kombëtares.

Ke folur me futbollistët e Çekisë pas fitores 3-1 dhe nëse po çfarë keni diskutuar?

“Kemi patur disa diskutime të vogla sepse siç kuptohet nuk ishin shumë të kënaqur. U thashë tani është rradha ime për të shkuar në Europian. Jo gjithmonë ju,”-tha Qazim Laçi, futbollist i kombëtares.

Të tjerë futbollistë, përfshirë edhe autorin e golit të dytë Ernest Muçi, treguan sekretin e fitores me Bullgarinë, që mungonte prej 73 vitesh.

“E marrim këtë si energji për ndeshjet e nëntorit dhe jemi shumë të motivuar për të shkuar në Europian. Kurajo shumë e madhe nga tifozët. Jam shumë krenar që arrita të shënoj dhe i falenderoj shumë,”-deklaroi Ernest Muçi, futbollist i kombëtares.

“Besoj se paraqitja e skuadrës ishte shumë e mirë. Nuk dallohej nëse ishte miqësore apo ndeshje zyrtare,”-tha Mario Mitaj, futbollist i kombëtares.

“Nuk e kemi parë si ndeshje miqësore, por si kualifikuese. Ndaj edhe fituam,”-u shpreh Arbnor Muja, futbollist i kombëtares.

“Mendoj se bëra një punë shumë të mirë. Djemtë më përgëzuan, ashtu si edhe Sylvinho. E rëndësishme është që ekipi fitoj ndërsa përsa i përket golave do vijnë edhe ato. Ndoshta në Europian,”-deklaroi Myrto Uzuni, futbollist i kombëtares.

“Jemi të gjithë të lumtur saherë vijmë këtu. Jemi konkurentë në fushë, por nuk ndjehemi si të tillë,”-tha Arlind Ajeti, futbollist i kombëtares.

Edhe këtë sfidë me Bullgarinë nuk mungoi supergoli, që është kthyer në një detaj të zakonshëm për kuqezinjtë.

“Është një karakteristë shumë e bukur e futbollistëve dhe nuk ka ndonjë sekret. Kemi lojtarë të cilët mund të bëjnë goditje fantastike nga distanca dhe ndonjëherë është e çmendur kjo. Nuk është vetëm Asani, Muçi apo Bajrami. Gjithsesi mua më pëlqen më shumë të flas për grupin,”-deklaroi Sylvinho, trajner i kombëtares.

Ne.k./KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion

Si zgjidhen problemet me pronat, korrupsioni dhe digjitalizimi i Kadastrës, gjetjet dhe rekomandimet e ekspertëve në Komisionin Antikorrupsion