Nard Ndoka, Kreu i Partisë Demokristiane ishte sot i ftuar në ‘Sot Live në Shqipëri’ nën moderimin e Nertil Agalliut. Ndërsa tha se ishte i lumtur që nuk ishte më pjesë në Kuvend, Ndoka vuri në dukje se opozita nuk fiton dot përballë të majtës.
“Është një sëmundje e vjetër, PD për fat të keq vepron pasi të ndodhin ngjarjet, përpiqen të japin justifikime jo mendime, prandaj e kanë humbur besueshmërinë. PD e ka përsëritur shpesh herë këtë gabim. E djathta e ka të vështirë të fitoja para të së majtës. Unë mendoj se tani është e vështirë të hysh mes dy forcave politike. Unë nuk rend pas PD, dhe sot jam i kënaqur që nuk jam në Kuvend. Edi Rama mundet kur të ndryshojë sistemi zgjedhor, por këtë duhet ta bëjë PD që ka zënë vendin e dytë”, tha Ndoka.
Sipas tij opozitës i ka ikur ‘treni’ pavarësisht protestave që ata mund të bëjnë.
“Roli i opozitës është të marrë pjesë në çdo protestë që bëhet në vend dhe kjo nuk është se nuk ka ndodhur. Opozitës i ka ik treni. Mendonte se do ta kishte sheshin si pronë të vetë, për të bërë pazare. Ne i kemi parë filmat e opozitës. PD vetëm rri”, tha Ndoka.
Ndërkohë analisti Alban Daci përmes një lidhje të drejtëpërdrejtë tha se PD nuk ka një projekt serioz për ndarjen territoriale
“Në fakt e kam thënë unë që Berishës i ka ikur treni që në fillim të protestave. Unë mendoj se PS ka dy gabime në lidhje me ndarjen territoriale: e para nuk ka të bëjë me sa njësi bashkiake duhet të jenë, por si mund të rregullohen problemet. Duhen tre kritetere për reformën territoriale, mes tyre është ai kushtetues. Edhe PD nuk ka një projekt serioz për ndarjen territoriale. Me këtë heshtje të opozita rrezikon të bëjë një autogol të madh.
“Opozita nuk ka një lloj orientimi”, shtoi Ndoka.
Sipas Dacit nëse PD është kundër kësaj reforme duhet të kishte kërkuar një opinion të Komisionit të Venecias.
“Nëse opozita është kundër ishte kundër, duhet të kishte kërkuar minimalisht një opinion të Komisionit të Venecias”, tha ai.
“Reforma nuk është te harta , por te kompetencat e kryetarit të bashkisë. Ne kemi bashki që kanë një tokë të pasur”, tha Ndoka.








Komente
Komento