I kërkoi 4500 € ryshfet qytetarit
pranga kryekomunarit Bërzhitë

I kërkoi 4500 € ryshfet qytetarit<br />pranga kryekomunarit Bërzhitë
TIRANE- I kanë kërkuar një qytetari 4500 euro ryshfet për dhënien e lejes së shfrytëzimit të një biznesi, por janë zbuluar nga policia. Pas gati dy muajsh vëzhgim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë kreun e Komunës Bërzhitë Genc Drita, dhe Shefin e Zyrës së Tatim-Taksave në këtë Komunë Armand Burri.

Në sajë të metodave speciale të zbulimit është bërë i mundur zbulimi i rastit korruptiv, kur Armand Burri, ndërmjetës mes kreut të Komunës dhe qytetarit, i ka marrë këtij të fundit pasditen e sotme shumën prej 4500 eurosh.

Tashmë kreu i komunës Bërzhitë akuzohet për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”.

Arrestimi i Genc Dritës është rasti i parë i procedimit për korrupsion të zyrtarëve vendore.

Arrestimi i Dritës
Kishin kërkuar 4500 euro ryshfet për dhënien e lejes së shfrytëzimit të një biznesi, por janë denoncuar dhe më pas janë vënë në pranga. Bëhet fjalë për Genc Dritën dhe Armando Burrin. Pas gati dy muajsh vëzhgim me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, blutë e kryeqytetit kanë arrestuar në flagrancë kreun e Komunës Bërzhitë Genc Drita, dhe Shefin e Zyrës së Tatim-Taksave në këtë Komunë Armand Burri.

Në sajë të metodave speciale të zbulimit është bërë i mundur zbulimi i rastit korruptiv, kur Armand Burri, ndërmjetës mes kreut të Komunës dhe qytetarit, i ka marrë këtij të fundit pasditen e sotme shumën prej 4500 eurosh. Tashmë kreu i komunës Bërzhitë akuzohet për “Korrupsion” dhe “Shpërdorim detyre”. Arrestimi i Genc Dritës është rasti i parë i procedimit për korrupsion të zyrtarëve vendore.

Arrestimi ne Librazhd, kryekomunari Zeneli abuzoi me tenderat
Disa orë para tij, Policia e Elbasanit vuri në pranga kryetarin e Komunës së Stravajt në Librazhd, Ardian Zeneli, për abuzime me tenderat. Bashkë me të është arrestuar edhe pronari i shoqërinsë “Shqiponja 06”, Petref Vreto.

Këta persona akuzohen se, gjatë viteve 2012-2013 Komuna Stravaj ka marrë subvencione nga shteti në shumën 100.000.000 lekë, për t’i investuar në ujësjellësin e fshatit Stranik, në dy rrugë të fshatit Stranik dhe pyllëzimin me pemë frutore të pronave të komunës. Dokumentacioni i paraqitur nga kjo komunë për përfitimin e këtij subvencioni është i fallsifikuar dhe nga verifikimet në vend projektet nuk ishin realizuar. Bashkë me dy të arrestuarit, nën hetim është vënë edhe Lufti Çerri, sekretari i komunës dhe 37-vjeçarit me inicialet N. A., punonjës i komunës së Stravaj.

Kush është Genc Drita
Në një speciale të përgatitur nga gazeta “Shqiptarja.com” në 23 dhe 24 gusht me listën e 31 kryetarëve të njësive vendore më të mëdha në vend, Genc Drita rezulton si një ndër më të pasurit. Kështu Genc Drita, kryetari i Komunës Bërzhitë ka deklaruar si të ardhura vjetore 57 milionë lekë të vjetra vetëm si qira për një lokal. Veç kësaj, ai mund të konsiderohet edhe më problematiku përsa i përket kredive. Sipas deklaratës së pasurisë ai është në proces gjyqësor përsa i përket dy kredive. Konkretisht ai është në proces gjyqësor për dy shuma si 96 mijë euro dhe 140 milion lekë të vjetra.
 
Genc Drita, i zgjedhur vendor nga Partia Demokratike, në vitin 2008 është paditur nga ILDKP për fshehje të pasurisë.

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë