I kërkoi OSBE-së të bëhet arbitër, qeveria: Meta pranoi se nuk është më President

I kërkoi OSBE-së të bëhet arbitër, qeveria: Meta pranoi se nuk është më President

TIRANE-Ministrja Elisa Spiropali shprehet se Presidenti Ilir Meta me vendimin për ti kërkuar OSBE-së të ndërmjetësojë krizën në Shqipëri, pranoi se nuk është më mbi palët, por udhëheqësi i njërës palë.

"Baba Xhikja i paska kërkuar OSBE të bëhet arbitër mes palëve! Në fakt me atë letër ai paska pranuar thjesht që nuk është më as mbi palët, as mes palëve po thjesht udhëheqësi i njërës palë. Dmth s’është më President! Kurse letra mbetet si të tjerat:Export-Import Kafeje Qamili shpk" shkruan Spiropali.

Kreu i shtetit Ilir Meta i dërgoi sot një letër sekretarit të përgjithshëm të OSBE-së Thomas Greminger duke i kërkuar që të bëhet arbitër për zgjidhjen e krizës politike, ndërsa akuzoi kryeministrin Edi Rama se përmes shantazhit dhe presonit po tenton që të pengojë zbatimin e dekretit për zgjedhjet e 13 tetorit.

E ndërsa kritikoi edhe opozitën, Meta u bëri thirrje të përgatiten për 13 tetorin, por Lulzim Basha ka refuzuar duke vendosur kusht largimin e Ramës dhe krijimin e një qeveri teknike.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Cubel breca: 26/07/2019 21:31

    Ky esht debil dhe po e tregon per dite. Juve ju del per detyre ta shpetoni procedure se ketij i ka ikur truri tek shqupi.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur

Norvegji, autobusi me 60 pasagjerë del nga rruga dhe përfundon në liqen! 3 të vdekur