U përfshi në aferën seksuale kundrejt dhënies së një vendimi, Krimet e Rënda kërkojnë 4 vite burg për gjyqtarin e Fierit Roland Hysi.

Ai nuk ishte i pranishëm gjatë leximit të pretencës nga prokurori Klodian Braho ndërsa me gjykim të shkurtuar Hysi përfiton në rast dënimi uljen me 1/3.

Një tjetër kusht i kërkuar nga prokuroria për Hysin ishte dhe mos ushtrimi i funksioneve publike për tre vite. 

Ndërsa çështja e psikologes Elona Meçeni është ndarë dhe është dërguar në Fier.