TURQI- Ç’faj kishte e vogla, Amara Dwala vetëm 13 vjeç, që kishte një baba përbindësh?

Përse duhet të paguante me jetën “çmendurinë” e tij?

Ahmet Mohammad Dwala, një refugjat në Turqi pasi vajza e tij Amara refuzoi të martohej me atë, e rrahu dhe e dogji të gjallë në tualetin e shtëpisë ku jetonin.

Në mënyrë që fqinjët mos të alarmoheshin nga të bërtiturat e vajzës, ai vuri një muzikë dhe ngriti volumin që të “mbyste” të qarat e saj, përpara se të largohej nga skena e krimit me vajzën tjetër 12 vjeç.

Sips mediave të huaja, ambulanca arriti në vendin e ngjarjes por plagët e rënda që kishte marrë ajo nga djegia, nuk e lanë të mbijetonte.

Ajo arriti të tregonte për mjekët se flakën ia kishte vënë babai dhe ishte largua, më pas u shua...

Menjëherë filloi kërkimi për babain e Amar, i cili u kap nga policia e lokale.

Policia zbuloi se burri më parë kishte vrarë dike që kishte ngacmuar dike me thikë dhe kishte djegur me vaji të nxehtë një nga ish-bashkëshortet e tij.