Jo shpesh herë meshkujt janë të tolerueshëm ndaj 'manisë' së femrave për të shkrepur foto nga kudo ku ndodhen. Edhe pse kjo nuk është më një ‘fushë’ që i përket gjinisë femërore, pasi dhe meshkujt nuk mbeten mbrapa, sërish ato janë që etiketohen si të fiksuarat pas shkrepjes së pozave.
Një situatë komike që lidhet me foto ka ndodhur dhe me çiftin e famshmë Lorik Cana dhe bashkëshortes së tij Monikës. Teksa janë në plazh ajo i ka kërkuar të realizojnë një foto. Por Loriku i lodhur nga kjo kërkesë ka bërë që bashkëshortja e tij të përfundojë në det.
“Do një foto tjetër?”,-është fraza që mbyll të gjitha përpjekjet për të shkrepur një foto të bukur.