Gjykata e Tiranës la nën arrest në burg shtetasin turk Barkay Gulbas, i cili është prangosur afro një muaj më parë, pasi rezultonte në kërkim ndërkombëtar.
Vendimi, siç raporton Anila Hoxha, u dha nga dhoma penale në një seancë me dyer të mbyllura. Gulbas kërkohet nga Zvicra për akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.
I dyshuari, sipas burimeve, kërkoi rrëzimin e kërkesës së prokurorit të çështjes, Francesk Ganaj, me pretendimin që duhet të kthehej në vendin e tij, në Turqi.
Kërkesa e të dyshuarit u refuzua nga gjyqtari i gatshëm, i cili shpalli arrest në burg. Gulbas u arrestua më 10.07.2026 dhe ndaj tij fillimisht u caktua nga gjykata arrest me afat 40-ditor.
Teksa Ministria e Drejtësisë në shtetin zvicerian ka konfirmuar vullnetin për ta ekstraduar, Prokuroria e Tiranës kërkoi vijimin e masës arrest në burg pa afat dhe lejimin e ekstradimit./TopChannel
-------------------------------
Sqarim: Çdo person prezumohet i pafajshëm deri sa nuk vërtetohet fajësia e tij me vendim gjyqësor të formës së prerë.








Komente
Komento