Vetëm pak ditë pasi u lirua në Gjermani boksieri Florian Marku është arrestuar sërish, por këtë herë në Angli. Shqiptari është vënë në pranga për të njëjtën çështje që u ndalua në Gjermani, për një urdhër arrest ndërkombëtar të lëshuar nga Greqia.

Aktualisht ai ndodhet në qelitë e Anglisë, në pritje të esktraditimit në Greqi, për të kryer dënimin e një ngjarje te 2010 ku pati një sherr me disa rus në një klub nate.

Forian Marku  ka kryer 1,5 vite burg ndërsa është dënuar me 7 vite burg. Për shkak të rihapjes së çështjes duhet të kryejë dhe një pjesë të dënimit.

Burime pranë familjes së 32-vjeçarit thonë se Marku duhet të kryejë rreth 6 muaj burg për ta quajtur çështjen të mbyllur.

Marku nuk është i njohur vetëm në Shqipëri, por fama e tij preku kulmin këtë vit edhe në Angli. Pas shumë fitoreve në karrierë më 31 mars shqiptari u përball në Londër me Chris Congon, një boksier i njohur në arenën ndërkombëtare që i shkaktoi humbjen e parë Markut.

Ky i fundit kishte premtuar se pas një pushimi të shkurtër do të rikthehej për hakmarrje, ndërsa tani do ti duhet më shumë kohë derisa ajo ditë të vijë.