I kërkuar për vrasje në 97', ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari! Bashkë me 2 të tjerë grabitën e vranë një person në Mallakastër

I kërkuar për vrasje në 97', ekstradohet nga Greqia 44-vjeçari! Bashkë me 2 të tjerë grabitën e vranë një person në Mallakastër

Foto ilustruese

I kërkuar për vrasje në vitin 1997, Fatos Muçi u ekstradua sot nga Greqia në Tiranë. 44 vjeçari nga Tepelena gjatë trazirave të 97-s, bashkë me dy persona të tjerë grabitën dhe vranë Robert Merajn në Mallakastër. Kjo çështje lidhet me tre të akuzuarit, Selam Xhaferi, Fatjon Zoto dhe Fatos Muçi.

Për këtë ngjarje Gykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Ndërkohë në vitin 2016 Fatos Muçi u arrestua në Greqi gjatë një operacioni antidroge.

Ngjarja në 97'?

Më 31 korrik të vitit 1997, Robert Meraj dhe Florian Sinani kanë qenë duke udhëtuar me një autobot të ngarkuar me karburant nga Tepelena për në Durrës e më tej në Laç. Në fshatin Povel të Mallakastrës, ata janë parakaluar nga një "Mercedes Benz" dhe nga personat që ndodheshin në të, janë qëlluar me armë zjarri. Robert Meraj ka ndaluar automjetin dhe ka zbritur prej tij së bashku me Florian Sinanin, i cili ka qenë i armatosur me automatik dhe me pistoletën personale, të cilën e kishte me leje, pasi kishte qenë punonjës policie. Aty i kanë grabitur personat që i kishin parakaluar dhe më pas i kanë lënë të lirë. Kur Meraj e Sinani janë kthyer nga rruga, në vendin e quajtur "bajamet" është qëlluar me armë zjarri nga dritarja e pasagjerit dhe plumbi ka kapur në brinjë Robert Merajn, i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Njoftimi i plotë i policisë për ekstradimin:

Vijon bashkëpunimi i Interpol Tiranës me homologët për kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar. Kapet në Greqi dhe ekstradohet drejt Shqipërisë një shtetas i shpallur në kërkim për krime ndaj jetës dhe pronës. Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Greqia drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar  F. M., 44 vjeç, banues  në Tepelenë. Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, në vitin 2009, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje”, “Vjedhje me armë” dhe “Armëmbajtje pa leje”. Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinën, falë shkëmbimit në kohë të informacioneve ky shtetas është arrestuar në Greqi duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë. Personi i ekstraduar në PKK Rinas, iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Scutari: 29/08/2021 10:07

    E kanë trazuar kot në mos qoftë dorëzuar vetë!! Ka katër vjet që është parashkruar ndjekja penale!!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?