‘I kisha futur me një kuti këpucësh dhe qese të bardhë’, si i dorëzoi biznesmeni 100 mijë eurot tek taksisti! U mashtrua me emrin e Taulant Ballës

‘I kisha futur me një kuti këpucësh dhe qese të bardhë’, si i dorëzoi biznesmeni 100 mijë eurot tek taksisti! U mashtrua me emrin e Taulant Ballës

Biznesmeni nga Librazhdi Flamur Rrushi ka rënë pre e një skeme mashtrimi pas të cilit dyshohet se fshihet Florian Gjergji.Ky i fundit akuzohet se ka mashtruar disa biznesmenë në vend duke përdorur emrat e politikanëve dhe zyrtarëve.

Report Tv dhe Shqiptarja.com ka siguruar dosjen e rastit të mashtrimit të Flamur Rrushit, i cili ka dhënë 100 mijë euro, duke u mashtruar sikur ia kishte kërkuar ministri i Brendshëm, Taulant Balla. Në dosje tregohet edhe momenti kur i ka dorëzuar paratë tek një taksist në Tiranë, i cili ishte dërguar aty për të marë një porosi, por deri më tani sipas hetuesve nuk e dinte për skemën e mashtrimit.

Më datë 1 maj biznesmeni Rrushi ka dorëzuar 100 mijë eurot tek taksisti Kristjano Përndoj në një spital. Biznesmeni i kishte futur paratë në një kuti këpucësh të mbuluar me qese të bardhë dhe më pas ka ikur.

“Me datë 02.05.2004, në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan është paraqitur shtetasi Flamur Rrushi, i biri i Sheftki dhe Xhenike, i datëlindjes 22.11.1967, lindur dhe banues në fshatin Qukës, bashkia Librazhd, me kombësi dhe shtetësi Shqiptare, me gjendje civile i martuar me arsim të mesëm, me ne personal G71122107G, i cili ka deponuar kallëzimin

Në deklarimin dhe kallëzimin e tij shtetasi Flamur rrushi kallëzon se: "Eshtë paraqitur në polici pasi do të bëjë kallëzim, pasi në datë 01.05.2024, në aplikacionin Viber, e ka kontaktuar një person me emrin "Taulant Balla, i cili fillimisht i ka dërguar mesazh dhe me pas e ka telefonuar 2 herë nëpërmjet Viber, por nuk i është përgjigjur pasi nuk dinte ta përdorte Viber. Më pas kontakti me emrin "Taulant Balla", i ka dërguar mesazh duke i thonë jam në një drekë", "ma mbaron një porosi", "do kaloj një miku andej jepja 100 mije euro dhe rregullohemi". Flaumri i ka kthyer mesazh duke i thënë "Ok", "të flasi me mua". Kontakti "Taulant Balla", i ka kthyer duke i thënë "ok po telefonon pas pak". Kjo bisedë është zhvilluar rreth orës 14:00 me anë të mesazheve. Më pas Flamuri ka komunikuar me telefon me një shtetas i cili posedonte numrin e telefonit 068**** dhe i ka thënë se po e priste në Librazhd, ndërsa ai ia ka kthyer duke i thënë se vonohej se kishte punë në Elbasan, ku më pas ka komunikua më me këtë shtetas pasi fiku telefonin. Rreth orës 17:00 po i njëjti kontakt me emrin "Taulant Balla, i ka dërguar përsëri mesazh duke i thënë "u lidhe me të", Flamuri iu përgjigj duke i thënë "po po e pres po vi unë në Tiranë dhe ndërkohë ai iu përgjigj duke i thënë "Faleminderit, nga e diela të bëjë telefon, hamë ndonjë drek". Rreth orës 18:00 Flamuri i ka dërguar përsëri mesuch personit dike i thëse "ka 3 orë që e pret dhe ka fikur telefonin" dhe në këtë moment ai i ka thënë "Eka dërguar diku tjetër dhe po munde mi sill nesër në Tiranë ", Flamuri përgjigjet duke i thënë "po”.

Sapo Flamuri mbërriti në Tiranë, i dërgon mesazh duke i thënë "Arrita", por ai i ktheu duke i thënë "Se po vonohet pak, prite pak nëse mundesh, nëse jo lëviz". Flamuri i shkruan "Po e pres dhe ku ta pres", ai i përgjigjet "te spitali Hygea". Rreth orës 21:15 Flamurin e telefonon numri 069**** duke i thënë që është brenda në spital dhe i dha sinjal me dritat e makinës. Flamuri vuri re se ky shtetas kishte një automjet tip Mercedez Benz, me targa AE924T dhe lexonte "Taxi". Pas kësaj Flamuri afrohet te mjeti dhe në mjet ndodhej vetëm drejtuesi i cili nuk zbriti, dorëzon shumën e 100 mijë eurove të cilat i kishte futur në një kuti kartoni dhe kutin e kartonit në një qese të bardhë”, thuhet në dosje.

Ai ka kuptuar se ka rënë pre e mashtrimit, kur përmes të afërmve ka zbuluar se nuk kishte numri i ministrit, për të cilin thotë se e ka të afërm.  

"Është ripyetur si person që ka dijeni shtetasi Flamur Rrushi i cili ka deklaruar se është administrator i një shoqërie tregtare me objekt veprimtarie transport ndërkombëtar mallrash me xhiro vjetore rreth 1 milion euro. Shumën prej 100 000 euro deklaron se ia ka marrë borxh një të afërmi. Dhe më pas ia ka shlyer pjesërisht pasi i ka tërhequr. Deklaron se e ka mik familjar Ministrin Taulant Balla dhe ka patur një numër kontakti tjetër deklaron se me shtetasin e kallëzuar nuk ka folur me zë por vetëm me mesazhe. Vijon deklarimin duke thënë se I ka bërë më drita një taksi pasi kishin folur dhe në telefon drejtuesi I mjetit nuk ka dal fare nga mjeti po i ka thënë fute mbrapa sediljes. Vlerën monetare e kishte futur në një kuti kartoni këpucësh dhe një qese të bardhë dhe e kishte lënë te taksia me targa AE924T dhe ishte larguar taksia dhe kallëzuesi. Pasi ka dërguar sms ne viber që ia dhashë i vjen përgjigja ok fola të falenderoj. Deklaron se për herë të fundit ka komunikuar me numrin në viber më datë 02.05.2024 ora 17.30 ku i ka shkruar që a ke ndonjë gjë. Me ndihmën e një të afërmi ka kuptuar që numri nuk ishte i ministrit. Deklaron se për momentin nuk ka dyshime te asnjë person", thuhet në dosje. 


Lajmi kryesor:

‘Jam Taulant Balla, më duhen 100 mijë €’, del sërish në skenë Florian Gjergji! Si u mashtrua biznesmeni: I mora lekët borxh te të afërmit, ia dhashë taksistit


SI.E./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj

Sali Berisha: Do heqim mesataren për pranimin në universitete! Studentët do marrin 200 euro çdo muaj