I konsideruar i rrezikshëm dhe me pistoletë në çantë, arrestohet në Vlorë 36-vjeçari! 13 vite më parë i ndaluar në Itali për drogë

Një 36-vjeçar i quajtur Indrit Hita, i cili konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë për komunitetin, është arrestruar nga policia e Vlorës.

Hita, sipas njoftimit të policisë, është me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve kundër personit. Ai figuron gjithashtu i arrestuar në Itali në vitin 2007 së bashku me dy persona të tjerë për trafik të lëndëve narkotike, gati 3 kilogramë heroinë.

Hita ra në pranga falë operacionit 'Fast', ndërsa në momentin e arrestimit, në lagjen "1 Maji" në Vlorë, pranë një lokali, u gjet në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë 'Bereta' me krehër me fishekë. Pistoleta dhe fishekët luftarakë ishin në një çantë krahu.

Sipas burimeve, Hitaj ka tentuar që ti ikë policisë pasi ka patur armë me vete, por policia ka qëlluar në ajër duke e neutralizuar Hitajn. Në fokus të policisë janë dhe disa persona të tjerë, të cilët janë në listat e personave të kërkuar me rrezikshmëri në Vlorë.

Lajmi në gazetat e kohës italiane
 

Ne.k./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur

Të shtëna me armë zjarri në Bulqizë! Policia gjen një motor të djegur