I ktheu patentën një gruaje që ia kishin pezulluar për 3 muaj, në pranga polici dhe sekseri! Morën 70 mijë lekë ryshfet

Alkid Ndreu, 47 vjeç, anëtar i komisionit të gjobave në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore nën akuzën e shpërdorimit të detyrës. Polici i mori 70 mijë lekë të reja një gruaje në këmbim të patentës, e cila i ishte pezulluar për tre muaj. Gruaja po hetohet në gjendje të lirë, ndërsa në pranga bashkë me policin Ndreu përfundoi edhe Eduart Caka, sekseri që ndërlidhi të dy për dhënien e patentës, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Gjatë muajit nëntor, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore arrestoi katër efektiv policie, ndërsa për katër të tjerë u mor vendimi për përjashtim nga uniformat blu. Gjatë këtij muaji, polici i Komisariatit nr. 1, Serxhio Cani dhe ai bashkiak, Sajmir Muzikanti, u arrestuan pasi u merrnin para nga 20 deri në 50 mijë lekë të reja përdoruesve të lëndëve narkotike tek Liqeni i Tiranës me forcë. Prokuroria dhe AMP arriti të dokumentonte tre kallëzime ndaj dy policëve. Spartak Gjiçali dhe Roland Ndreko u arrestuan në Fier pas përfundimit të hetimeve për një parcelë me 7 mijë rrënjë kanabis të zbuluar në qershor të këtij viti në Mujalli. 

Por, përgjatë muajve të fundit, përveç përjashtimeve nga AMP, me firmën e kryepolicit Muhamet Rrumbullaku janë përjashtuar edhe të tjerë punonjës policie. Në vetëm 86 ditë në krye të bluve, Rrumbullaku firmosi 14 përjashtime, pjesa më e madhe e tyre për shpërdorim detyre dhe të përfshirë në ngjarje kriminale. Mes tyre, Florenc Bicerri, efektivi i Rrugores i arrestuar në Stambull me kokainë, shefi i komisariatit të Pukës, Pjerin Lazri apo shtatë shefat e drejtorisë së Policisë së Beratit, të cilët nuk vepruan për zbulimin e serës në Drenovicë.

1669975758_ALKIDNDREU.jpg

Alkid Ndreu

A.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Klitoni: 05/12/2022 17:45

    Po Cibini shefi inspektoriatit rrugor qe eshte krye gjobisti. Ai njeri mbrohet nga instanca te larta edhe e merr detyren me vete te shpia si prone private. Bon cti teket qejfi me qytetaret e Tirones dhe i lepin bythen eproreve kur e shajne si lecke. Esht super i flliq qe kur ja shef uniformem vesh nje personi te tille te vjen per te vjelle. Arrogant pordhac bythelepirs ne maksimum ja kta jane ata qe mbajne rregullat me qarkullimin rrugor te Tirones. Por do vije dita kur ta heqin nga puna edhe te gjitha padrejtesite qe ka bo ben dhe do boje te gjitha do ti faturohen. Te gjitha ne procesverbal i ka hahahahahahh edhe me deshmitare okulare. Te gjitha ketu paguhen edhe te qaje te partia pastaj. Te esht mbush kupa o Cibin per nje vit qe je ne detyre. Me turp do e lesh ate uniforme qe e ke flliq me legenlliqet e tuja prej skizofreni. Cdo mbjellesh do korresh keshtuqe bohu gati shume shpejt e ke rradhen ti per burg per shperdorim detyre. Boj qejf ene ket vit o vlla boj. Kshu esht kur privatizon institucionin e popullit.

    Përgjigju
  • STELA: 02/12/2022 18:29

    POLIC HAJDUT

    Përgjigju
  • Liku: 02/12/2022 12:35

    Karagjos polic dhe ne motorr bashke me sekserin qarkullon pa kaske duke thyer rregullat e qarkullimit

    Përgjigju
  • Aliu: 02/12/2022 12:28

    Një llokëm më pak për eprorët, nga baza në qendër…

    Përgjigju
  • Ganiu: 02/12/2022 11:52

    Po Çibini apo eshte shok me sajmir tahirin. Turp per ty o met katrori

    Përgjigju
  • Qytetqri: 02/12/2022 11:08

    Ke Elis Isakun me ate kolegun tjeter qe grin lek.Te gjithe bark derra qe jan te korruptum deri ne camilje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Investimi i dhëndrit të Trump në Sazan, jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare

Greqi, goditet rrjeti i prostitucionit, shfrytëzonte vajza të mitura 14 dhe 15-vjeçare