I kushtoi një këngë me emrin e saj, Dua Lipa në një lidhje me reperin amerikan

I kushtoi një këngë me emrin e saj, Dua Lipa në një lidhje me reperin amerikan

Dua Lipa dhe Jack Harlow

Këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa është në lidhje me reperin Jack Harlow, i cili i kushtoi dhe një këngë yllit, pikërisht me titull “Dua Lipa”, e cila është pjesë e albumit të tij më të fundit, shkruan “Page Six”.

Harlow ka thënë se përpara se albumi të dilte në maj, ai foli me Duan në FaceTime për të marrë bekimin e saj.

Por, mesa duket, pasi u takua personalisht me yllin simpatik të repit në Brunch të Variety Hitmaker në Los Angeles në nëntor, Dua ka mbetur e mahnitur me reperin simpatik dhe “Page Six” shkruan se që atëherë ata kanë qenë në "komunikim të vazhdueshëm".

Ndërkohë, sipas një burimi, “ai ishte shumë i interesuar për të dhe do ta ndiqte (romancën)”.

“Insajderët” thonë se ai madje fluturoi në New York City për t'u takuar me të pas paraqitjes së saj në Z100 Jingle Ball të premten.

Page Six shkruan se të dy u panë duke mbërritur veçmas në një restorant në Distriktin Meatpacking për drekë ditën tjetër. Ata dukej se po përpiqeshin të mos shiheshin, por u panë bashkë në një hyrje private dhe më vonë u panë duke u larguar nga restoranti veçmas me qëllim që të “fshiheshin”.

Dua kishte një lidhje serioze me vëllain e Gigi Hadid, Anëar, por të dy u ndanë në dhjetor 2021.

1/3
S.C/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Rithemelimi propozon rikthimin e koalicioneve të vjetra, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë

O’Brien nesër në Beograd për takime me krerët e Serbisë