Njoftimi i policisë:
Më datë 26.11.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Uji i Ftohtë'', ka marrë flakë një mjet. Policia dhe shërbimi zjarrfikës kanë shkuar pranë vendit të ngjarjes, ku kanë bërë të mundur edhe shuarjen e flakëve.
Nga verifikimi paraprak ka rezultuar se mjeti tip ''Audi'' është në pronësi të shtetasit G.R.,banues në Tiranë, por ia ka lënë në ruajtje dhe e mban në përdorim kunati i tij shtetasi J.M., 25 vjeç, banues në Vlorë. Për shkak të flakëve të zjarrit mjeti ka marrë dëmtime plotësisht në pjesën e përparme. Grupi hetimor po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
[gallery]24871[/gallery]
d.c./shqiptarja.com

FOTO








