PRISHTINE - Në shoqërimin e madh të forcave të sigurisë së EULEX-it, ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj dhe lideri i AAK-së, ka mbërritur në shtëpinë e tij në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Nga Aeroporti i Prishtinës, Ramushi është larguar përmes një rrugë dytësore ku i është shmangur gazetarëve, mediave dhe qytetarëve që kishin dalë për ta pritur atë. Në shtëpinë e tij ai është pritur nga familjarë dhe të afërm. Familjarët në Gllogjan dhe në Prishtinë e kanë mirëpritur kthimin e tij në Kosovë, duke potencuar se Ramush Haradinaj është i pafajshëm, dhe se Ushtria Çlirimtare e Kosovës e ka bërë një luftë mbrojtëse dhe të drejtë.
Komandanti i UÇK-së i Zonës Operative të Dukagjinit dhe ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kthehet sot në Prishtinë, pasi Gjykata e Hagës vendosi dy ditë më parë që ai të mbrohet në liri. Haradinaj duhet të paraqitet një herë në javë në policinë e EULEX-it.
EULEX-i do të shoqërojë i Haradinaj kudo që ai lëviz dhe do të mbajë dokumentet e udhëtimit të tij.
Mediat kosovare e komentojnë si dështim të Gjykatës procesin gjyqësor që akuzonte Haradinaj dhe bashkëluftëtarët e tij për krime lufte kundër civilëve gjatë luftës së Kosovës. Vendimi përfundimtar i Hagës pritet pas disa javësh. Vendimi i trupit gjykues në Hagë për lirimin e Haradinajt nuk u kundërshtua as nga Prokuroria e Tribunalit të Hagës. Pas marrjes së vendimit nga ana e Gjykatës prokuroria kishte afat ligjor të ankimonte vendimin deri të mërkurën e mesditës. Por këtë veprim prokuroria nuk e bëri.
Zyra për informim e AAK-së, ka lëshuar një kumtesë për medie, përmes së cilës kërkon që mediat të mos marrin pamje gjatë arritjes së liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, në Kosovë.
(ns/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com