TIRANË - Pjesëtarët e 20 familjeve të lagjes Misto Mame në Tiranë kanë kërcënuar këtë të martë se do të hidhen nga pallati në mungesë të një zgjidhje me ndërtuesin Albert Kushe që sipas tyre i gënjen 3 vite me radhë, duke mos i dhënë shtëpitë sipas kontratës së firmosur.

Rreth 20 banorë të lagjes "Misto Mame" në kreqytet kanë kërcënuar se do të hidhen nga pallati që po shihni në foton e mëposhtëme, pasi në këto objekt ndodhen shtëpitë e tyre që duhet të ishin të përfunduara por pronari i firmës "Ormars 2000" Albert Kushe i ka mashtruar dhe ende sot ata janë pa shtëpi.

banoret
FOTO

Kërcënimi i banorëve përsëritet pas 3 muajve ku në nëntor të vitit 2014 u krijua e njëjta situatë e me negocimin e policisë u arrit që nga pronari atyre t’u paguante dy muaj qira. Objekti që shihni në pamje është në ndërtim nga firma prej muajit mars 2000, por prej 2009 kur është dhënë leja e pas 6 vitesh objekti është ende i papërfunduar.


Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)