Një nga gjërat e veçanta të botërorit të futbollit në 2010, që të gjithë e mbajnë mend nga kampionati "Afrika e Jugut 2010" është zëri karakteristik i vuvuzelës, borisë plastike që përdorej nga tifozët afrikanë brenda dhe jashtë stadiumeve.

Zhurma tmerruese e vuvuzelave dhe ankesat e futbollistëve që luanin në fushë, ka shtyrë UEFA-n, të marrë vendim të prerë dhe të ndalojë përdorimin e tyre nëpër stadiumet ku do të luhen ndeshjet e "Euro 2012", në Poloni e Ukrainë. Bashkë me vuvuzelat është ndaluar edhe përdorimi i trumbetës, edhe i disa gjërave të domosdoshme në raste të caktuara, si çadra.

Vuvuzelat bëjnë pjesë në listën e gjatë të gjërave që tifozët duhet t'i lënë në dhomën e hotelit para se të nisen në stadium apo në zonat publike të tifozëve. Kjo ndalesë vlen për të gjitha stadiumet si në Poloni ashtu dhe në Ukrainë. Euro 2012 starton më 8 qershor. (rb/shqiptarja.com)