Dy anëtarët e një bandë, njëri prej të cilëve shqiptar, janë dënuar me burg nga autoritetet britanike. Sipas BBC, Andi Alushi, 27 vjeç nga Shqipëria, dhe Valdemaras Kasinskas, 39 vjeç, nga Lituania, në muajin maj mbajtën peng dy persona në një shtëpi në Sheffield, duke i trajtuar ata në mënyrë çnjerëzore.

Viktimat, të cilët ishin shqiptarë, u filmuan duke ngrënë nga tasat e qenve gjatë kalvarit të tyre 10-ditor ku u mbajtën peng. Alushi dhe Kasinskas u dënuan me 14 vjet e gjashtë muaj burg në gjykatën e Sheffield Crown. Dyshja u arrestuan pas kontrollit që policia kreu në një shtëpi në rrugën Firth Park në qytet dhe gjeti viktimat e lidhur me zinxhirë dhe njëri prej të cilëve kishte pësuar djegie.

Alushi dhe Kasinskas u mbajtën peng për të marrë një "shpërblim të konsiderueshëm" nga anëtarët e familjes së tyre në Shqipëri, tha Shërbimi i Prokurorisë së Kurorës (CPS). E gjitha kjo ndodhi pasi personat që mbaheshin peng fajësoheshin për gjetjen e një magazine me kanabis.

Videot nga shtëpia ku mbaheshin peng, treguan viktimat duke ngrënë nga kupat e qenve, të cilët i detyronin që të kërcenin dhe një burrë me hanxhar i shikonte. Hetimet nisën pasi Kasinskas u mburr me një të panjohur në mediat sociale se do të tronditej nga përmbajtja e videove të tij. Burri, i cili ishte nga Lituania, e denoncoi rastin në polici.

Alushi dhe Kasinskas u deklaruan fajtorë përpara gjyqit të tyre për dy akuza për pengmarrje.

“Fatmirësisht, pengmarrja u zbulua dhe viktimat u shpëtuan përpara se të pësonin dëme të mëtejshme”,- tha prokurorja e specializuar e CPS, Samantha Davidson.