Një incident ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Fierit. Kristaq Ziu ka lyer me benzinë dhe më pas i ka vënë flakën flamurit serb, ndërsa mbi supe mban flamurin kuq e zi. Kristaq Ziu thotë se kreu i Shoqatës Atdhetare për Identitet e Bashkim Kombëtar.
Në videon e mëposhtme ai sqaron arsyen e këtij gjesti, duke thënë se është një hakmarrje ndaj aktit të serbëve pak ditë më parë në Beograd.
‘Të reagojnë të gjithë shqiptarët pas ftesës që Vuçiç i bën kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe atje djegin flamurin shqiptar dhe të gjithë shqiptarët nuk reagojnë për këtë përdhosje. Jemi në muajin e flamurit kombëtar dhe është një turp që po na bëjnë dhe i gjithë populli shqiptar duhet të reagojë. Ne nuk e kemi një traditë të tillë, por ky reagim vjen nga veprimi i serbëve’, tha ndër të tjera ai.
Pak ditë më parë mediat serbe publikuan një video që ishte bërë virale në rrjet, ku shfaqej një i ri seb duke i vënë flakën flamurin shqiptar.