I mbijetoi 16 plumbave, tani përballë
sfidave të reja në parlament

I mbijetoi 16 plumbave, tani përballë<br />sfidave të reja në parlament
Parlamenti i ri i Kosovës mblidhet të enjten, edhe pse kjo është çështje rutinë qe 18 vjet prej që kur vendi është larguar nga Serbia, kjo ditë shënon një moment historik dhe një udhëtim të jashtëzakonshëm për një anëtar të ri të saj.

Saranda Bogujevci i mbijetoi 16 plumbave dhe humbi 14 anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe dy vëllezërit, gjatë goditjes brutale të ushtrisë serbe ndaj shqiptarëve etnikë më 1998-99.

Katër vjet më vonë, Bogujevci, atëherë 18 vjeç dhe tre kushërinjtë u bënë viktimat e para etnike shqiptare që dëshmuan para një gjykate serbe rreth mizorive të kryera nga forcat e atëhershme të luftës, të Slobodan Millosheviç.

Ndërsa të enjten ajo do të betohet si një anëtare e parlamentit e partisë opozitare Vetëvendosje, e cila dyfishoi votave saj në zgjedhjet e qershorit me premtimin e tyre për të luftuar korrupsionin dhe nepotizmin.

“Është e vështirë t’i kalosh këto përvoja dhe të shohësh qeverinë (Kosovën) që nuk po punojnë dhe bëjnë të padrejta për njerëzit, kjo është ajo që më shtyu të futem në politikë”, tha Bogujevci për Reuters, gjatë një vizite në varrezat e familjes së saj në Podujevë.

“Gjithmonë kam imagjinuar se çfarë do të ishte Kosova pas 20 vjetësh”, ka thënë ajo. “Unë kurrë nuk kam menduar se do të jetë si kjo”, shprehet Bogujevc

Familja e Bogujevcit u masakruan në një kopsht në Podujevë më 28 mars 1999 nga pjesëtarët e një njësie paramilitare serbe të njohur si “Skorpionet”. Viktima më e re ishte dy vjeçe. Pesë burra u burgosën për vrasje ku Bugujevci kishte dëshmuar kundër tyre dhe në vitin 2013 ajo u kthe në Beograd, për të organizuar një ekspozitë rreth vrasjeve.

Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull

Zjarri në Finiq, vatrat aktive pranë fshatrave Shijan dhe Mavropull